Fabio Borini mund t’i bashkohet Milanit gjatë kësaj vere
Calciomercato.com ka zbuluar se drejtuesit e Milanit po mendojnë që ta transferojnë sulmuesin italian, Fabio Borini
Thuhet se Rossonerët tashmë ka nisur bisedimet me menaxherin e sulmuesit të SUnderlandit, përcjell Express.
Borini ka kontratë me klubin anglez deri në viti 2018, por do të largohet gjatë kësaj vere pas rënies së skuadrës nga Premierliga.
26 vjeçari, i cili është rritur në skuadrën e Bolognas, ka qenë pjesë e Chelseas, Liverpoolit dhe Romës, por nuk ka arritur të lërë gjurmë në asnjërin ekip. /Express/



