Milan barazon, rrezikon pozitën e katër

PUBLIKUAR

Milan ka vazhduar me rezultatet negative edhe në Serie A. Pas eliminimit nga Europa Ligë, skuadra e Gattussos ka barazuar sonte kundër Bolognas, skuadër e cila gjendet në pozitën e 18 në tabelë

Milan është duke vazhduar me rezultate të dobëta.

Skuadra e Gattusos sonte ka barazuar në Bologna derisa për 20 minuta luajti me një lojtar më pak.

Pjesa e parë ishte më e mirë për Milan, të cilët sulmonin por nuk arritën që ta gjejnë golin e avantazhit.

Kjo pjesë përfundon me rezultat 0-0.

Në pjesën e dytë Milan vazhdonte të sulmonte por në minutën e 76-të u ndëshkua me të kuq Bakayoko.

Higuain pati një mundësi në minutat shtesë por goditja e tij u bllokua nga mbrojtësit e Bolognas.

Me këtë barazim Milan e ka rrezikuar pozitën e 4, pavarësisht se Lazio ka dy pikë më pak se ata në pozitën e pestë, ndërkohë për vend të katër mirë është duke ecur edhe Atalanta që ka vetëm tri pikë më pak se Milan. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...