Gazetari Milaim Zeka thotë se Adem Jashari nuk e ka përmendur kurrë luftën, duke demantuar Lutfi Hazirin e LDK’së, që tha se ishte Ibrahim Rugova ai që e dërgoi Adem Jasharin për trajnime në Shqipëri.
Miliaim Zeka ka reaguar ashpër ndaj nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i cili tha se ishte Ibrahim Rugova ai që e kishte dërguar komandantin legjendar Adem Jashari për trajnime në Shqipëri.
Zeka thotë se kjo është një e pavërtetë e madhe dhe se Rugova nuk e ka përmendur kurrë për fjalën luftë.
Shkrimi i plotë i Milaim Zekës në Facebook:
Nese Rugova e ka dergu Adem Jasharin ne Shqiperi, Lutfi Haziri i ka qu shqiptaret ne ISIS?!!!
Ne dokumentarin e Leonard Kerqukit, lidhur me historine e LDK-se, me rastisi me pa Lutfi Hazirin, i cili tha: “Grupet e para ne krye me Adem Jasharin dhe Sali Çekun, i ka dergu ne Shqiperi Ibrahim Rugova, pas nje marreveshje me Ramiz Aline”!!!
Me deklaru nje gje te tille, nje te pavertete kaqe te madhe historike, nje njeri publik, do ishte njesoje sikur une te thosha: Lutfi Haziri, bashke Bin Ladenin, i ka nisur grupet e para te shqiptareve per tek ISIS-i ne Siri”!
Nese Lutfi Haziri e nxjerre ndonje marreveshje te firmosir, ndonje dokument, ose ndonje deshmitar per kete pune, une jo vetem do t i ketkoje falje, po as nuk do punoje me si gazetar!
Jane vetem dy njerez kompetent qe munden me fole per kete pune: Hafiz Gagica, dhe Akademik Ali Aliu. Te dyte e kane spjeguar kete gje ne emisionin tim.
Te gjithe ata qe e kane njohur Rugoven nga afer, e din fare mire, se ai njeri kurr, ama kurr, fjalen lufte nuk e ka permend.
Kam thene ne nje shkrim edhe ma heret: vaj halli per ato parti politike dhe politikan, qe permes te vdekureve duan me fitu vota nga elektorati!!!


