Kandidati për deputet nga Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, në llogarinë e tij në Facebook ka pranuar dhe vazhdon të pranojë çdo ditë mesazhe përkrahëse nga shumë njerëz, shkruan Parrotlla.net.
Lëvdatat e shumta dhe premtimet për mbështetje shpesh ia “vërshojnë” kutinë e mesazheve profilit të Zekës në Facebook. Në bazë të fjalëve, të gjithë ata persona që i shkruajnë, e mbështesin vendimin e tij për t’u qasur në politikë dhe presin ndryshime të mëdha nga ai, me bindjen e plotë se ai nuk do t’i zhgënjejë asnjëherë.
Zeka mban numrin 52 në listën e koalicionit PDK- AAK- NISMA. /Parrotlla.net/







