Publicisti Milaim Zeka, e ka quajtur lajm të zi, raportin e Këshillit të BE-së, i cili bëri publike konkluzionet e pakos së zgjerimit, e ku nuk parashihet liberalizimi i vizave për Kosovën.
Zeka, përmes një postimi në Facebook ka ironizuar keq me liderët politikë të vendit, duke i bërë ata përgjegjës edhe për një dështim në agjendën e integrimeve evropiane.
Lexojeni të plotë postimin e Milaim Zekës:
“Hashim Thaci na paska akuzu rende Brukselin per viza
Na erdhi nje lajm shume i zi nga Brukseli, po ama shume, shume i pritur, per nje pjese qe jemi pak a shume, njohes te politikave qe zhvillohen pertej katundit te Hashim Thacit, te Isa Mustafes, te Ramush Haradinajt, e te Albin Kurtit me Fatmir Limen.
E di qe opozita, ne baze te inatin qe e kane ndaj pozites, shume kane me u gezu sonte: deri ne orgazem. E di qe pozita, ne krye me Hashim Thacin e Isa Mustafen, bash kaps kane me u ba deri ne mengjes, duke mendu se cfare rrenash do na servirin ne popullit budalla, qe po te mos e kishim kete klase politike kaq te zgjuar, garant bari kishim me kullot ne vend te bukes qe po e hajme.
Po as pordhet e pozites, as fente e opozites, nuk i kalon neper hunde ky popull. Te gjithe e dine, se pozite e opozite, jane fajtor kryesor qe Brukeseli ka vendosur te na thure brenda kopshtit zologjik, te quajtur Kosove. Sonte vetem mafia e Kosoves eshte gezuar masshumti. Ata qe do te vajzdojne me shite viza. Ata qe do te vazhdojne me kalu ilegalisht neper kufi njerezit e shkrete.
Keta pozita dhe opozita nuk do ta kene asnje hall, perpos hallit qysh me rrejt e me i mbulu deshtimet e tyre. Keta politikanet tane, deputet e ministra, bashke me keshilltaret e tyre, deri tek truprojat, kane edhe pare, edhe viza, edhe munden me levize kah tju qohet. Femijet ei kane neper shkolla private, madje shumica neper vende perendimore. Spitalet i kane private.
Ne popullit te thjeshte, na ngelet vetem nje lutje: Zot mos e ba ma keq. Qysh ja kane nis, dojne me na qu ne ndonje lufte civile, sikur 97 ta ne Shqiperi.
Sa per kritikat e Hashim Thacit, besoni qe Brukseli as qe e rruan Trapin, qysh i thone ne Shqiperi!!!” (sic), ka shkruar Zeka. /Telegrafi/


