Milaim Zeka: Kam qasje në arkivat e UDB-së (Video)

PUBLIKUAR

I shumë përfolur kohëve të fundit për spiun të UDB-së, të UNMIK-ut dhe të KFOR-it, gazetari Milaim Zeka ka folur për këto akuza, duke përgënjeshtruar ato në tërësi, por thotë se ka qasje në arkivat e ish- Shërbimit Sekret Serb.

Zeka në emisionin “Republika” në TribunaChannel ka thënë se asnjë nga këto akuza që i janë bërë nuk janë të vërteta, por ka pohuar se ka qasje në arkivat e UDB-së.

Këtë qasje ai ka thënë se e ka falë nënshtetësisë evropiane që e ka dhe nga qasja në këto arkiva ka mësuar gjëra që mund ta trondisin këdo në Kosovë.

“Ekziston arkiva më e saktë, arkiva më e sigurt, arkiva më faktike e UDB-së në Lubjanë, që unë duke shfrytëzu mundësinë e të qenurit nënshtetas evropian, me pasaport evropiane, e kam kriju qasjen në arkivat e UDB-së në Lubjanë dhe në Kroaci”, ka thënë Zeka në “Republika”. /Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...