Milaim Zeka: Ata që dhanë para për ta vrarë Rugovën, sot e kujtuan me mall

PUBLIKUAR

Drejtuesi i emisionit “Pa Rrotlla” Milaim Zeka nuk reagoi gjatë ditës së sotme. Ai nuk ka hezituar të tregojë arsyen e heshtjes së tij për 10 vjetorin e vdekjes së Rugovës.  “Po qysh me shkru more, kur po shkruajnë ata që e kanë lënë rrugëve pa ia pagu hotelin, biletat. Ata që ia kanë ndërprerë lidhjet e telefonit. Ata të cilët e kanë quajtur të sëmurë mental. Ata që e kanë futur në lista për ta vrarë. Ata që kanë dhënë para për ta vrarë atë dhe Fehmi Aganin.”, ka shkruar ndër tjerash gazetari Milaim Zeka.

Postimi i tij i plotë:

Pse nuk kam shkruar sot për Ibrahim Rugovën?!
Shumë ma kanë bërë këtë pyetje. Po qysh me shkru more, kur po shkruajnë ata që e kanë lënë rrugëve pa ia pagu hotelin, biletat. Ata që ia kanë ndërprerë lidhjet e telefonit. Ata të cilët e kanë quajtur të sëmurë mental. Ata që e kanë futur në lista për ta vrarë. Ata që kanë dhënë para për ta vrarë atë dhe Fehmi Aganin.
Po shkruan dhe po flet edhe Sali Berisha ma, që bashkë me Bujar Bukoshin me pasë pasë fuqi edhe mbi qiellin e Shqipërisë nuk do ta linin të fluturonte.
I mjeri Rugova se kush po flet për të, e i lumi ai sa shumë ka bërë për pavarësinë e Kosovës në rrafshin politik…

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...