Miku i Neymarit firmos te Tirana, ja çfarë thotë për Shqipërinë

PUBLIKUAR

Janë të dy brazilianë dhe të dy kanë dalë nga Santos, njëri po shkëlqen te Barcelona, ndërsa tjetri sapo ka firmosur për Tiranën. Flasim për Neymarin dhe Alex Willianin, dy miq të ngushtë, që karriera i ka marrë drejtime krejt të kundërta.

Mjafton të kontrollosh “Instagrami”-n e fantazistit të bardhebluve dhe e kupton që mes tij dhe sulmuesit 23-vjeçar, i cili që prej 2013-ës luan në Spanjë, ka një raport të ngushtë miqësor.

Nga fotografitë e shumta që ai ka ngarkuar në llogarinë e tij në këtë rrjet social, duket qartë se ka një afrimitet, madje të shpeshta kanë qenë edhe vizitat e Willianit në Barcelonë për ta takuar Neymarin.

Madje, transferimi i fantazistit 27-vjeçar te Tirana mësohet se është mundësuar nga një agjent, i cili ka po ashtu lidhje me sulmuesin e Kombëtares braziliane, Ricardo Caichijan Junior, transmeton panorama.

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...