Mikseta e vjedhur, gjendet te daja i drejtorit të Gjakovës

PUBLIKUAR

Burim Gutaj, mbikëqyrës për teknikën e zërimit në Komunën e Gjakovës, kishte njoftuar shefin e Administratës, Armend Vokshin, kur kishte vërejtur se po mungonte pajisja e zërimit (mikseta) në Kuvendin Komunal.

Por, Vokshi pa kurrfarë baze kishte akuzuar Gutajn se e kishte vjedhur miksetën, duke i thënë se “ose gjeje miksetën ose të largoj nga puna”. Për të mos e humbur vendin e punës, Gutaj e kishte blerë pajisjen e zërimit në vlerë prej 700 eurosh.

Por, Gutaj nuk ishte ndalur me kaq. Ai e kishte lajmëruar rastin në Polici, e cila kishte filluar hetimet. Në vazhdim e sipër të hetimeve, Policia kishte gjetur se mikseta e Komunës gjendej te Pajtim Këpuska, i cili është djali i dajës së drejtorit Armend Vokshi. Për këtë arsye, Vokshi tashmë është pjesë e aktakuzës, e cila është ngritur ndaj tij nga Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori Agron Matjani, një kopje të së cilës e posedon gazeta “Zëri”, Vokshi akuzohet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare të shkaktuar ndaj personit tjetër, në këtë rast ndaj Gutajt “duke e kërcënuar me largim nga puna nëse nuk e gjen pajisjen e humbur të zërimit”. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Parlamenti Evropian i bën thirrje Kosovës për reforma dhe institucione funksionale

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Kosova që të përshpejtojë reformat që lidhen me integrimin...

Vdekja e të riut në kantierin e ndërtimit në Prishtinë, Inspektorati sqaron kompetencat dhe paralajmëron masa ligjore

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi...

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e...