Mike Tyson refuzon ofertën e madhe prej 18 milionë dollarësh për meçin e rikthimit

PUBLIKUAR

Mike Tyson ka refuzuar një ofertë të madhe prej 18 milionë dollarësh për t’u përballur me legjendën e MMA, Wanderlei Silva, në një luftë.

Sipas gazetës Marca, legjenda e boksit, 53-vjeçar ka hedhur poshtë ofertën e çmendur të luftëtarit veteran të MMA, sepse ai po kërkon të kthehet në boksin tradicional.

Trajneri i tij Rafael Cordeiro thotë se legjenda amerikane po përgatitet të rikthehet në ring për një ndeshje klasike të boksit sesa për një luftë pa doreza.

“Tyson po përgatitet të bëjë një ndeshje boksi me doreza”, ka thënë Cordeiro për Marca.

“Sapo filluam stërvitjen unë thashë ‘Zoti im’. Nuk dija çfarë të prisja nga një djalë që nuk ka goditur për gati dhjetë vjet”.

Henry Cejudo

@HenryCejudo

Training with the legendary @kingsmma_hb and the watchful eye of Uncle Mike. 🏆🏆🏆+🏆

Embedded video

Tyson publikon video ku shihet fiziku i tij i jashtëzakonshëm edhe pse në moshën 53 vjeçare – duket gati për rikthim në boks

“Unë kam trajnuar shumë boksier të peshave të mëdha në karrierën time, me jo shumë respekt për të gjithë, por ai është pothuajse aq i fuqishëm sa Wanderlei Silva është tani”, përfundoi Cordeiro.

Evander Holyfield, i cili po planifikon gjithashtu një rikthim në boks, është shpallur si një kundërshtar i mundshëm për Tyson. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...