Mijëra të rritur nuk i dinë burimet e vitaminës D – përfshirë mishin e kuq

PUBLIKUAR

Miliona të rritur nuk e kanë idenë se kërpudhat, mishi i kuq dhe peshku me vaj janë burime të vitaminës D.

Një sondazh me dy mijë të rritur zbuloi një mungesë të madhe të njohurive rreth marrjes së vitaminës nga të rriturit, përfshirë vendin se ku buronte ajo.

Vetëm 12 për qind pohuan se janë të njohur me burimet e vitaminës D, ndërsa vetëm 38 për qind e kuptojnë se fundi i prillit deri në shtator janë muajt kur mund të merrni Vitaminë D nga rrezet e diellit.

Një në dhjetë të rritur pranuan se ndiheshin të shqetësuar për shëndetin e tyre këtë dimër që po vinte. Ndërkohë, më pak se një në pesë (16 për qind) ishin të vetëdijshëm se vitamina D mund të gjendet në mishin e kuq, ndërsa vetëm një e dhjeta mund të emërojë kërpudhat si burim.

Më shumë se gjysma (55 për qind) nuk ishin në dijeni se sa nga secila vitaminë duhet të merrnin çdo ditë.

Hulumtimi është porositur nga Warburtons për të nxjerrë në pah gamën e tij “Half and Half”.

Studimi gjithashtu zbuloi se 29 për qind e të rriturve besojnë se vendosja e kremrave kundër diellit mund të ndalojë prodhimin e vitaminës D në trup – gjë që është e pasaktë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...

Shëndetësi: 548 raste me tuberkuloz gjatë vitit të kaluar 2024 në Kosovë

Gjatë ditë së sotme u shënua Dita Botërore e Mushkërive me moton "Mushkëri të...