Mihajloviç: S’ka më demokraci, kam menduar se kam punë me burra

PUBLIKUAR

Trajneri i Torinos, Sinisa Mihajloviç ka shpërthyer kundër lojtarëve të tij, pas humbjes 3:0 nga Fiorentina

Ai pas ndeshjes tha se tashmë do të vendos rregulla të forta, pasi në fillim kishte menduar se ka punë me burra.

“Mendoja se kisha të bëja me burra, por qenkam gabuar. Tani është koha t’i them stop demokracisë në ekip dhe gjërat të bëhen ashtu siç dua unë. Nëse do kem akoma kohë, sigurisht që do të shikoni një tjetër ekip, duke filluar që nga java tjetër”, tha i acaruar Mihajloviç pas ndeshjes.

Mihajloviç rrezikon edhe shkarkimin, pas një nisjeje aspak të mirë të Serisë A, ku ka marrë vetëm 13 pikë në 10 javët e para. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...