Mihajlovic: Ibrahimovic e braktis Milanin, na u bashkohet neve ose kthehet në Suedi

PUBLIKUAR

Sinisa Mihajlovic, trajner i Bologna, ka thënë se Zlatan Ibrahimovic nuk do të mbetet në Milan edhe sezonin e ardhshëm, duke nënvizuar se ai ose do t’i bashkohet ekipit të tij ose do të kthehet në Suedi.

Kontrata e Ibrahimovicit me Milanin përfundon në fund të këtij sezoni, gjashtë muaj pasi iu bashkua kuqezinjve si lojtar i lirë, transmeton Gazeta Express.

Mendohej se ai do ta vazhdonte kontratën edhe për një vjet tjetër, por ndryshimet e vazhdueshme në klub dhe mungesa e sigurisë për të ardhmen e bëjnë të pamundur qëndrimin e tij.

Zlatan e kishte menduar kalimin në Bologna në janar, ku do të bashkohej me Mihajlovicin, dhe tani duket se kjo mundësi ende ekziston.

“Ai më telefonoi para ca ditësh dhe do ta shohim se çfarë do të vendosë në verë. Ai nuk do të qëndrojë në Milan, natyrisht. Mbetet të shihet nëse na u bashkohet neve apo kthehet në Suedi”, tha Mihajlovic.

Sulmuesi suedez është shok i ngushtë i Mihajlovic dhe ky i fundit thotë se mes tyre ekziston një respekt i madh.

“Ibra më trajton ndryshe nga të tjerët. Ai kujdeset se çfarë thotë dhe si sillet. Për arsye sepse njerëzit e rrezikshëm e njohin njëri-tjetrin”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...