Miglieta: Bashkëpunimi KFOR-FSK, i shkëlqyer

PUBLIKUAR

Zëvendësministrat Fadil Gashi dhe Muhamet Latifi së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) gjenerallejtënant Rrahman Rama, pritën sot në një vizitë lamtumirëse komandantin e KFOR-it, gjeneral majorin Guglielmo Miglieta.

Në takimin e përbashkët, zëvendësministri Fadil Gashi e falënderoi gjeneralin Miglieta për shërbimin në Republikën e Kosovës si dhe nëpërmjet tij të gjithë ushtarët e KFOR-it, që shërbejnë për KFOR-in në Kosovë, të cilët kontribuojnë për siguri dhe paqe në vend si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet Ministrisë për FSK-në dhe KFOR-it në përgjithësi.

Gjithashtu edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama e falënderoi komandantin e KFOR-it, gjeneralin Miglieta për kontributin dhënë forcimit të bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it, si dhe shprehu optimizmin se ky nivel i bashkëpunimit dhe kooperimit do të vazhdojë edhe në të ardhmen, bazuar në atë se FSK-ja dhe KFOR-i gjatë kësaj periudhe kanë pasur edhe aktivitete të përbashkëta stërvitore.

Nga ana e tij, komandanti i KFOR-it, gjeneral majori Miglieta nënvizoi se “bashkëpunimi KFOR-FSK ka qenë i shkëlqyer”, duke potencuar sidomos ngritjen e shkallës së profesionalizmit dhe kapaciteteve për tu përballur me emergjenca.

Gjenerali italian, Miglieta i cili qëndroi në krye të KFOR-it për 13 muaj, tha se FSK-ja e ka dëshmuar përgatitjen dhe gatishmërinë edhe me rastin e përfundimit me sukses të ushtrimit të përbashkët “Shpata e argjendtë” mbajtur këtë vit.

SHIKO MË SHUMË

Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një vit në burgje të Serbisë

Behar Preniqi nga Obiliqi, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në gusht të...

​Raporti i Progresit, Haradinaj: Po dëshmohet se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se proceset qeverisëse në Kosovë janë...

Kurti: 10 vjet pas mbytjes së Astrit Deharit, ende nuk dihet emri i vrasësit të tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri te arkivisti i Lëvizjes...