Miftaraj: Merrni me sportivitet deklaratat e politikanëve lokalë për luftë derisa atë nuk e thotë ShBA ose Britania e Madhe

PUBLIKUAR

Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili edhe një herë nuk përjashtoi mundësinë e një lufte në Kosovë.

Miftaraj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkuar se deklaratat e politikanëve lokalë duhet të merren me sportivitet, derisa SHBA ose Britania e Madhe nuk paralajmëron rrezikun për luftë.

“Derisa nuk e dëgjoni Amerikën ose Britaninë e Madhe se ka rrezik per luftë ne Ballkan, merrni me sportivitet deklaratat e politikanëve lokal”, ka thënë ai.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish ka folur për mundësinë e një lufte në Kosovë, duke thënë se Serbia aktualisht po armatos fuqishëm ushtrinë e saj me pajisje që i merr nga Rusia dhe Kina.

Për gazetën kroate “Vecernji list”, Kurti ka thënë se beson se do të ishte e papërgjegjshme të thuash se nuk do të ketë kurrë konflikt, derisa ngriti shqetësimet për bazat serbe në kufirin me Kosovën.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...