Mexes – Fiorentina, ‘martesa’ në janar?

PUBLIKUAR

Fiorentina do të provojë përsëri që të nënshkruaj me mbrojtësin e Milanit, Philippe Mexes.

Francezi ishte afër të kalonte në Firence në ditën e fundit të afatit kalimtar, por ishte pikërisht presidenti i Rossonerërve, Silvio Berlusconi, që e bllokoi këtë transferim.

‘La Nazione’ shkruan se skuadra nga Artemio Franchi do të provojë sërish në dimër të arrijë marrëveshje me reprezentuesin francez, transmeton Telegrafi.

Mexes ka kontratë me Milanin deri në qershor të viti 2016 dhe nuk është një lojtar që pëlqehet shumë nga trajneri i ri kuqezi, Sinisa Mihajlovic.

Viola pritet të përfitojë nga kjo dhe të nënshkruaj që në janar me 33-vjeçarin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...