Meunier, që po kërkohet nga Unitedi: S’është sekret që dua të luaj në Premierligë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lajm i madh nga Strasburgu, Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE, pas një muaji flasin Ministrat

Asambleja Parlamentare ka votuar PRO që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit...

Basha në KiE: Kosova u sulmua shtatorin e kaluar – vota pro saj mundëson paqe në Ballkan

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës rreth orës 17:30, ka filluar diskutimi lidhur...

Mbrojtësi anësor i Paris Saint-Germainit, Thomas Meunier, ka thënë se ai kurrë nuk e ka mbajtur sekret ëndrrën që të luajë në Premierligë, duke i shtuar kështu spekulimet për interesimin e Manchester Unitedit për të.

Këtë javë u raportua se “Djajtë e kuq” janë të gatshëm të bëjnë ofertë për 27-vjeçarin Thomas Meunier, kontrata e së cilit me Paris Saint-Germainin përfundon në vitin 2020, transmeton Gazeta Express.

Meunier i ka bërë 99 paraqitje për gjigantin francez që kur u transferua nga Club Brugge para tri vjetëve, mirëpo e ardhmja e tij është vënë në dyshim pas që bisedimet mes futbollistit dhe klubit për rinovimin e kontratës s’kanë qenë të suksesshme.

Belgu sugjeroi se ai mund të largohet nga Paris Saint-Germaini gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, mirëpo Premierliga nuk është destinacioni i tij i vetëm i mundshëm.

“A ka interesim nga klubet angleze? Po, por jo vetëm nga Anglia. Ka interesim nga çdo vend, madje edhe nga Kina e Lindja e Mesme”, është shprehur Meunier.

Kur u pyet më tutje se a do t’i pëlqente të luajë në Premierligë, ai tha: “Nuk e kam fshehur kurrë këtë gjë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...