Muhamet Bajrami i njohur si Meti, është njëri ndër këngëtarët i cili ka më së shumti kërkesa për dasma dhe mbrëmje të ndryshe muzikore.
Ai së fundmi ka publikuar projektin e tij më ri ‘Qysh po ja bojna na’.
Për tekstin e kësaj këngë është përkujdesur Sparrow, producent Don Arbas, miksimin Arbasound studio, ndërkaq për videoklipin Max Production.
Këngëtari në një prononcim për Express ka thënë se këtë këngë ka dashur ta sjell për ditën e të dashuruarve.
‘Këtë këngë e kam sjellur dy ditë para ditës së të dashuruarve për shkak se teksti ka të bëj me dashni dhe tregon se si duhet ta gjeni dashurinë e vërtetë të jetës’, është shprehu Meti për Express.
Edhe pse kjo këngë është publikuar pak më parë, ajo po pëlqehet mjaftë shumë.
Rikujtojmë se Meti muaj më parë ka publikuar hitin ‘Zani yt’, këngë kjo që është pëlqyer mjaftë shumë.
Në linkun e mëposhtëm mund ta dëgjoni këngën ‘Qysh po ja bojna na’. /GazetaExpress/.


