Meta ‘thumbon’ Kica-Xhelilin: Ajo kishte arsyet më të vogla që të jetë e pakënaqur në Guxo

PUBLIKUAR

Deputeti i partisë Guxo, Burim Meta ka thënë se deputetja Doarsa Kica-Xhelili, e cila ka kaluar në LDK sot, ka pasur arsyet më të vogla që të jetë e pakënaqur me partinë, duke aluduar se ajo ka qenë e privilegjuar.

Në emisionin Pressing, Meta ka thënë se është ai që ka dhënë më së shumti kritika brenda partisë, ndërkohë Kica-Xhelili sipas tij nuk ka shprehur asnjëherë ndonjë ankesë.

“Po ta them këtë, të gjithë ne anëtarët e Guxos, kemi pasur ndonjëherë të drejtë me pasë pakënaqësi, i vetmi person që s’ka pasur asnjëherë arsye të ketë pakënaqësi është mikja ime, Doarsa Kica-Xhelili. Ajo nuk e ka paraqitur ndonjë pakënaqësi as në mbledhjet e Kryesisë e as brenda diskutimeve tona kolegiale, besoni këtë. Më i zëshmi me kritika brenda partisë, ka qenë Burim Meta, kam qenë unë”, ka thënë Meta.

Deputeti i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Meta, ka folur edhe për raportimet që ai të kalojë në LDK për shkak të pakënaqësive, mirëpo ai e ka mohuar këtë gjë.

Aie  ka akuzuar si “pazargji politik” Balton Dërgutin, ish-zyrtarin e partisë në Ferizaj, i cili e lëshoi në media këtë lajm

“Lajmet janë të rëndësishme nga kush thuhen, por nga kush thuhen. Balton Dërguti gjithë karrierën politike e ka udhëheqë mbi bazën epazareve politike. Ai ka negociuar me PDK-në në Ferizaj në emër të Listës Guxo.Nuk kam negociuar asnjëherë me LDK-në”, ka theksuar ai në Pressing. /GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...