Mesut Ozil nis bisedimet me rivalin e Fenerbahçes

PUBLIKUAR

Mesut Ozil karrierën mund ta vazhdojë në Superligën e Turqisë.

“NTVSpor” raportoi këtë të hënë se Fenerbahçe dhe lojtari kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme, transmeton Gazeta Express.

Ish-reprezentuesi i Gjermanisë ishte përjashtuar nga klubi në sezonin e kaluar dhe Fenerbahçe nuk e fali.

Ozil nuk u përfshi në skuadër as pas ardhjes së trajnerit të ri, Jorge Jesus.

Kësisoj, mediumi turk raportoi se palët kanë arritur marrëveshje për shkëputje të kontratës, e cila ishte e vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Dhe, tani “NTVSpor” ka raportuar se 33-vjeçari mund të mbetet në Turqi, pasi është në kontakte me Istanbul Basaksehir.

Nëse zyrtarizohet shkëputja e kontratës, atëherë ish-mesfushori i Arsenalit mund të nënshkruajë me klubin e radhës si lojtar i lirë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...