Messi: Zoti ma dha një dhunti për të luajtur futboll kështu

PUBLIKUAR

Lionel Messi, i konsideruar nga shumë si lojtarë më i mirë në histori të futbollit, ka dhënë një intervistë të gjatë për emisionin “Pasion por el futboll” në televizionin El Trece në Argjentinë.

I turpëruar të flasë për cilësitë e veta si futbollist, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka thënë se falë Zotit ai është futbollisti që ne e njohim sot, transmeton gazeta Express.

“Zoti ma dha një dhunti për të luajtur kështu. Pa të, nuk do të kisha arritur askund. Pas kësaj, e kam bërë të pamundurën për të triumfuar”, ka thënë Messi.

Ai ka shpjeguar se gjithmonë tenton të përmirësohet dhe të rritet si futbollist.

“Këtë e kam bërë që prej se kam qenë i vogël. Përpiqem ta ruaj profesionalizmin. Gjithmonë përpiqem të përmirësohem, të vazhdoj të rritem, por mënyra sesi unë luaj ka qenë e tillë gjithmonë”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...