Messi zgjidhet lojtari i tretë më i mirë në Evropë, i lë prapa Benzeman e Salahun

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Moti sot me diell dhe vranësira: minimalja 0 gradë Celsius, maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e...

Lionel Messi është zgjedhur lojtari i tretë më i mirë në Evropë këtë sezon në një renditje kontroverse.

 

Ylli argjentinas dështoi ta tregonte veten në sezonin e parë në futbollin francez që kur iu bashkua Paris Saint-Germainit nga Barcelona verën e kaluar.

34 vjeçari i realizoi vetëm katër gola në Ligue 1, por ia ka dalë t’i bëjë 13 asistime me PSG-në, ku së fundmi u shpall kampion i Francës falë barazimit 1:1 me Lensin.

E përkundër vështirësive që i pati këtë sezon, Messi është renditur në vendin e tretë sa u përket paraqitjeve në pesë ligat më të forta të futbollit evropian, sipas uebsajtit “whoscored.com”, përcjell “Gazeta Express”.

Renditja është bazuar në mesataren e vlerësimit të lojtarëve në Premier League, La Liga, Ligue 1, Serie A dhe në Bundesliga.

Renditja i ka marrë për bazë statistikat nga ndeshjet kampionale si golat, asistimet, mos-pranimi i golit, përqindja e saktësisë së pasimeve dhe zgjedhja e lojtarit të ndeshjes.

Befasisht, Messi përfundoi i treti në këtë listë me një mesatare të renditjes për ndeshje prej 7.71 nga 10.

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski i prin renditjes me një mesatare të vlerësimit për ndeshje prej 7.93, ndërsa shoku i skuadrës së Messit tek PSG-ja, Kylian Mbappe është i dyti me mesatare të vlerësimit për ndeshje, 7.91.

Lewandowski i ka realizuar 33 gola në 31 ndeshje kampionale, derisa Mbappe i shënoi 22 gola në 31 ndeshje të ligës me PSG-në.

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, favorit absolut për ta fituar Topin e Artë këtë vit, ka përfunduar vetëm në vendin e katërt me një mesatare të notës prej 7.68, shkruan “Gazeta Express”.

Ai realizoi dy herë ndaj Manchester Cityt të martën mbrëma duke arritur në kuotën 41, ndërsa 25 prej tyre i ka shënuar në ligë.

Benzema e ndan vendin e katërt së bashku me sulmuesin e Liverpoolit, Mohamed Salah, i cili është lojtari më lartë i renditur nga futbollistët e Premierligës.

Salah e ka një notë mesatare prej 7.68, ndërsa i ka realizuar 22 gola në 31 ndeshje të Premierligës këtë sezon. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...