Para El Clasicos, Goal ka bërë artikull të gjatë për Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon për vitin 2017, ku më i suksesshëm ka qenë portugezi.
El Clasico në “Santiago Bernabeu” mes Real Madridit e Barcelonës, do të jetë sfida e fundit për vitin 2017 për të dyja klubet.
Ndeshja mes Barçës e Realit do t’i vë sërish përballë njëri-tjetrit Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.
Dy lojtarët në fjalë kanë dominuar në dekadën e fundit duke fituar çmime të shumta e thyer rekorde historike.
Dytë së bashku kanë fituar 10 La Liga, tetë Liga të Kampionëve dhe 10 Topa të Artë dhe ky dominim i tyre pritet të vazhdojë edhe për disa vite.
Viti 2017 ishte i Ronaldos ashtu si edhe i Realit pasi fituan pesë tituj për herë të parë në histori të klubit; (Chmpions League, Superkupën e Spanjës, Superkupën e Evropës, Kupën e Botes për Klube dhe La Ligan), duke bërë kështu që emri i Zinedine Zidane të shkruhet në librat e historisë, teksa Barcelona mori vetëm një trofe (Copa del Rey), transmeton Gazeta Express.


