Messi vs Ronaldo, 35 beteja

PUBLIKUAR

Të enjten, në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve për sezonin 2020/21.

Shorti ka hedhur përballë njëri-tjetrit dy më të mirët në botë, ndoshta në histori – Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Që nga viti 2018, kur Ronaldo la Real Madridin për Juventusin, kanë munguar ndeshjet përballjet mes tyre, por Champions League i rikthen sërish ata në skenë pasi do të takohen mes vetë dy herë në fazën e grupeve, njëherë në Juventus Stadium dhe njëherë në ‘Camp Nou’.

Sipas faqes për histori dhe statistika, ‘OptaJose’, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë përballur në 35 ndeshje në të gjitha garat, me klub dhe kombëtare.

Argjentinasi ka dal triumfues më shumë, 16 herë, kurse Ronaldo 10 herë – 9 herë janë ndarë baras.

Leo ka shënuar më shumë gola në këto 35 përballje, gjithsej 22 gola, kurse CR7 19 gola. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...