Barcelona nuk ka mundur ta kthej rezultatin e ndeshjes së parë, por Lionel Messi ka arritur të shënoi në finalen e pestë me radhë të Superkupës.
Edhe pse ka dhënë gjithçka për të përmbysur rezultatin e sfidës së parë, ylli argjentinas nuk ia ka dalë dot mbanë t’i dhurojë trofeun ekipit të tij.
Gjithsesi ‘pleshti’ ka shënuar një gol për Barcelonën, duke thyer një tjetër rekord, transmeton Telegrafi.
Argjentinasi është shpallur futbollisti i parë që arrin të shënojë gol në pesë Superkupa të Spanjës.
Në këtë mënyrë, gjeniu i sulmit vijon me rekordet, duke tentuar të futet në historinë e futbollit për të qenë gjithnjë lojtari më i mirë në botë. /Telegrafi/


