Messi tejet i zemëruar, reagimi i tij pasi shënon gol bëhet viral

PUBLIKUAR

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, ishte tejet i zemëruar gjatë disfatës të së enjtes, gjë të cilën e shfaqi edhe pas golit të shënuar. Reagimi i tij tani është bërë viral në rrjete sociale.

Barcelona e pësoi disfatën e gjashtë të këtij sezoni të enjten në mbrëmje, ndërsa Real Madridi e mori fitoren e nevojshme për ta fituar titullin e parë të La Ligës që nga viti 2017, transmeton Gazeta Express.

Djemtë e Quique Setien u mposhtën me rezultat 2:1 në Camp Nou, me gola të shënuara nga Jose Arnaiz dhe Roberto Torres, ndërsa për katalonasit shënoi Messi nga gjuajtja e lirë.

E përkundër që e shënoi një gol të bukur, Messi s’ishte aspak i kënaqur, si vërehet edhe nga videoja e publikuar në rrjete sociale. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...