Messi te Chelsea? E mundur për 500 milionë euro

PUBLIKUAR

Lionel Messi mund të transferohet në Ligën Premier në Angli tek kampioni në fuqi Chelsea.

Skuadra londineze kishte provuar transferimin e yllit argjentinas gjatë afatit kalimtar të verës, dhe një gjë të tillë do të bëjë edhe vitin tjetër.

Sipas asaj që ka shkruar e përditshmja spanjolle ‘AS’, Chelsea do të bëjë një përpjekje të çmendur për ta transferuar Messin në ‘Stamford Bridge’.

500 milionë euro pritet t’i kushtojë Messi, skuadrës së Jose Mourinhos nëse e donë në klub.

Në këtë shumë përfshihen të gjitha transferimi nga Barcelona, paratë e kontratës për Messin dhe do t’ia lejonin të drejtat e imazhit.

Edhe pse Messi gjithmonë ka shprehur dëshirën për ta përfunduar karrierën te Barcelona, një gjë e tillë mund të ndodh, kur të është në pytje një shumë e tillë prej 500 milionë euro. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...