Messi, Suarez dhe Pique diskutime të nxehta në autobusin e skuadrës për krizën në Barçë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Lionel Messi, Luis Suarez dhe Gerard Pique mbajtën një takim emergjent menjëherë pas humbjes së Barcelonës në finale të Kupës së Mbretit kundër Valencias të shtunën.

Figurat kryesore të skuadrës së Barcelonës kërkuan t’i gjejnë përgjigjet për dështimin e tyre të radhës pas zhgënjimit të fundjavës në finale të Kupës së Mbretit. Nëse kapitullimi kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve ka bërë që skuadra e Barçës të bjerë në dëshpërim total, humbja e së shtunës ndaj Valencias në Sevilla ka shërbyer thjesht për të konfirmuar se nevojiten masa drastike në Camp Nou, transmeton Gazeta Express.

Messi e udhëheq takimin me figurat kryesore të skuadrës në autobusin e ekipit.

Derisa autobusi po e barte ekipin drejt aeroportit pas humbjes 2:1 në finale në stadiumin Benito Villamarin, një takim mes disa lojtarëve kryesorë u mbajt për të diskutuar rreth arsyeve të formës së dobët të Barçës në fund të sezonit.

I udhëhequr nga Messi, grupi i mbledhur për ta diskutuar krizën në ulëset e autobusit, përfshiu edhe sulmuesin Luis Suarez dhe mbrojtësin Gerard Pique, sipas gazetës spanjolle “AS”.

Sipas dëshmitarëve të debatit të nxehtë në autobus, debati u bë aq intensiv saqë pjesëmarrësit në të mbeten në autobus edhe pasi ai kishte mbërritur në aeroport dhe kolegët e tyre kishin dalë nga ai.

Pjesa e tjetër e skuadrës së Barçës i kishte pritur ata në aeroplan për më shumë se 10 minuta. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...