Messi s’ndalet së vendosuri rekorde

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Argjentinasi e arriti edhe një rekord tjetër personal të shtunën mbrëma dhe madje në moshën 31-vjeçare, ai po arrin nivelet më të larta.

Lionel Messi e shënoi golin e 30-të personal të sezonit në të gjitha garat në fitoren e Barcelonës 1:0 kundër Real Valladolidit të shtunën në Camp Nou, transmeton Gazeta Express.

Me këtë gol, Messi është bërë sulmuesi i parë në pesë top ligat evropiane që e arrin shifrën e 30 golave këtë sezon.

Ai ka vendosur rekord duke i regjistruar 30 gola apo më shumë në secilin prej 11 sezoneve të fundit për Barcelonën në të gjitha garat.

Duke qenë se jemi vetëm në shkurt, Messi do ta rrisë këtë numër edhe në shumë deri në fund të sezonit. Ai madje mund ta kalojë totalin e vitit të kaluar, kur i shënoi 45 gola në të gjitha garat.

Numri 10 i Barçës vazhdon të prodhojë statistika vërtet mbresëlënëse. Këtë sezon, ai i ka realizuar 22 gola në 22 ndeshje në La Liga dhe 30 në 30 ndeshje në të gjitha garat. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...