Messi shkëlqen në fitoren e thellë të PSG-së kundër Lille në debutimin e Edon Zhegrovës

PUBLIKUAR

Lionel Messi ka shkëlqyer me gol dhe asist në fitoren e thellë të Paris Saint-Germain 5:1 kundër Lille, në një ndeshje të Ligue 1 ku Edon Zhegrova debutoi për kampionin francez.

Përfaqësuesi i Kosovës Zhegrovës debutoi nga stoli për Lille në minutën e 86-të kur e zëvendësoi Jonathan Bamban, cilit iu bashkua në Baseli në një marrëveshje prej 7 milionë eurove në janar, raporton Gazeta Express.

Danilo e hapi serinë e golave për PSG-në në minutën e 10-të, para se Steve Botman ta barazonte rezultatin në 1:1 në minutën e 28-të.

Presnel Kimpembe e ktheu epërsinë e skuadrës së Mauricio Pochettinos në minutën e 32-të, pas një asisti nga Messi, i cili vetëm dy minuta më vonë shënoi për ta çuar në 3:1 epërsinë e vizitorëve.

Ky ishte vetëm goli i dytë i Messit në Ligue 1 deri tani dhe asisti i shtatë.

Danilo shënoi edhe një herë në pjesën e dytë, ndërsa Kylian Mbappe e vulosi fitoren e PSG-së duke shënuar për 5:1.

PSG-ja është lider i tabelës me 56 pikë, 13 më shumë se vendi i dytë Marseille.

Lille ngel shumë mbrapa në vendin e 11-të me vetëm 32 pikë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...