Messi: Shihemi sërish të premten

PUBLIKUAR

Lionel Messi ka falënderuar të gjithë tifozët që ishin të pranishëm në prezantimin e tij si lojtar i Inter Miamit.

Ylli argjentinas u prezantua mbrëmë. Ai me klubin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025, shkruan Gazeta Express.

Messi, përmes një postimi në “Instagram” sot, falënderoi ata që ishin të pranishëm në prezantimin e tij, duke paralajmëruar gjithashtu debutimin që do ta bëjë të premten.

36-vjeçari do të debutojë në ndeshjen kundër Cruz Azul.

Postimi nga Messi:

“Dua të falënderoj të gjithë për dje! Shiu e bëri atë ndryshe nga sa ishte planifikuar, por gjithsesi ishte i bukur.

Faleminderit të gjithëve që erdhët, faleminderit shumë për gjithë dashurinë dhe gjithashtu artistëve që ishin aty dhe pavarësisht kushteve kënduan në mënyrë spektakolare.

Shihemi sërish të premten…”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...