Messi shënon nga penaltia për fitoren e Argjentinës

PUBLIKUAR

Messi shënon nga penaltia për fitoren e Argjentinës

Argjentina nuk është treguar aq bindëse në fitoren prej 2-1 kundër Kroacisë, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Londër.

Kroatët kaluan të parët në epërsi me golin e Anas Sharbinit (11’) dhe me avantazh e mbyllën pjesën e parë.

Në fillim të gjysmës së dytë, Cristian Ansaldi e barazoi rezultatin (49’), ndërsa për golin e fitores u kujdes Lionel Messi, i cili shënoi nga penaltia (57’).

Në këtë ndeshje u aktivizua edhe Carlos Tevez (62’, në vend të Sergio Agueros), i cili u kthye në kombëtare pas tre vitesh.

Në një ndeshje tjetër miqësore, Belgjika e ka mposhtur Islandën me rezultat 3-1. Nicolas Lombaerts (11’), Divock Origi (62’) dhe Romelu Lukaku (74’) shënuan për belgët, kurse të vetmin gol për islandezët e realizoi Alfred Finnbogason (13’).

Anësori shqiptar, Adnan Januzaj, ishte startues në këtë takim, ndërsa në minutën e 63-të bëri vend për Dries Mertens. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...