Messi refuzon ofertën marramendëse të Barcelonës (Foto)

PUBLIKUAR

Leo Messi ka refuzuar ofertën e parë të Barcelonës për rinovimin e kontratës

Pas disa muajsh bisedime, Leo Messi ka refuzuar ofertën e parë të Barcelonës për rinovimin e kontratës, që besohet të ketë qenë nga 30 deri në 35 milionë euro, raporton AS, transmeton Gazeta Express.

Messi ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2018 dhe sipas mediave spanjolle besohet t’i ketë thënë babait të tij se nuk ngutet deri në arritjen e marrëveshjes ideale.

Pas refuzimit, Barcelona ka nisur menjëherë bisedimet e reja ku pritet t’i ofrojë kushte më të mira ekonomike pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.

Besohet se kontrata e pritet të jetë deri në vitin 2022 për golashënuesin më të mirë në Ligën e Kampionëve dhe La Liga deri më tani këtë edicion. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...