Lionel Messi e ka vendosur edhe një rekord të veçantë këtë fundjavë, pasi ai e zotëroi topin 30.83% të kohës kundër Valencias.
Sipas të dhënave të UtdArena, kjo nënkupton se 31% e posedimit të topit nga ana Barcelonës i atribuohet Messit, superyllit argjentinas i cili megjithatë nuk mundi t’ia fitojë gjigantit katalonas Kupën e Mbretit, edhe pse shënoi një gol në humbjen 2:1, transmeton Gazeta Express.
Besohet se kjo shifër është më e larta që një futbollist e ka regjistruar ndonjëherë.
This is how Valencia Won the cup but who cares 😊😊
Possession Football. pic.twitter.com/V3GafG3HVY
— Brasco (@BodeThomas_) May 26, 2019
Fakti se Valencia e zotëroi topin vetëm 23%, ndërsa Messi 31%, është gjë e jashtëzakonshme.
Por, Valencias i mjaftuan dy golat nga Kevin Gameiro dhe Rodrigo për ta siguruar triumfin në Kupën e Mbretit.
Wow Valencia.. take about possession doesn’t win games, it’s what you do when you have the ball. That’s insane. pic.twitter.com/0AWejFhXUE
— Ben 🇪🇸🏟🗽 (@_BenRDavis) May 26, 2019


