Messi paralajmëron pensionimin!

PUBLIKUAR

Lionel Messi duket se është duke e luajtur vitin e fundit te Kombëtarja e Argjentinës.

Në orët e para të së shtunës, Argjentina u takua me Venezuelën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Argjentina që ka siguruar pjesëmarrjen më herët në Botëror, e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 3:0, shkruan Gazeta Express.

Lionel Messi shënoi golin e tretë për argjentinasit, teksa në deklaratën pas ndeshjes la të nënkuptohet se po mendon pensionimin nga kombëtarja.

“Unë mendoj për atë që po vjen tani, Ekuadorin. Pas Kupës së Botës do të më duhet të rimendoj shumë gjëra”, tha 34-vjeçari.

Kur u pyet nëse do të vazhdojë të luaj, sulmuesi i PSG-së tha: “Nuk e di e vërteta është që nuk e di. Le të shpresojmë që këto të shkojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Por, me siguri pas Kupës së Botës shumë gjëra do të ndryshojnë”.

Sipas të gjitha gjasave, Botërori i këtij viti do të jetë turneu i fundit në të cilin Messi do të paraqitet me Argjentinën. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...