Messi nuk ndalet për tifozët, për pak sa nuk i shkel me veturë (Video)

PUBLIKUAR

Duket se superyllit argjentinas, Leo Messi, i pengon vazhdimisht furia e fansave pas tij.

Teksa po shkonte për në stërvitje të premtën në veturën e tij Cadillac Escalade, një grup i tifozëve të Barcelonës tentuan ta ndalin yllin për të marrë ca nënshkrime dhe ndoshta për të bërë edhe ndonjë ‘selfie’.

Por Messi, ose ishte vonë për stërvitje, ose ishte në nxitim për të bërë nevojën në toalet, pasi që ai jo vetëm që nuk u ndal për ta e madje sa nuk i shkeli me një shpejtësi që sipas mediave spanjolle besohet të ketë qenë 60 km/h.

Tifozët e shokuar është dashur që vet të largohen nga rruga në mënyrë që të mos shkelen nga vetura gjigante e argjentinasit.

Nuk është hera e parë që Messi shfaqet keq në media dhe për sjellje të këqija. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...