“Messi nuk ka trajtim të veçantë në La Liga”

PUBLIKUAR

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi nuk trajtohet në mënyrë të veçantë nga ana e La Ligas.

Kështu së paku ka thënë presidenti i ligës elitare spanjolle, Javier Tebas, duke iu përgjigjur mbrojtësit të Atletico Madrid, Filipe Luis i cili ditë më parë pohoi argjentinasi trajtohet ndryshe nga lojtarët e tjerë në La Liga për shkak të statusit të një ylli.

Por Tebas ka pohuar se të gjithë lojtarët në La Liga janë të rëndësishëm po aq sa Mesi dhe Ronaldo, transmeton Telegrafi.

“Për ne, të gjithë lojtarët e La Ligas janë të mbrojtur”, citohet të ketë thënë për AS presidenti i La Ligas.

“Nuk bëjmë dallime në mes të Messit apo Cristiano Ronaldo ose një lojtari të Rayo Vallecanos. Ne jemi ligë globale dhe klubet e vogla janë po aq të rëndësishme sa klubet e mëdha”, ka thënë ndër të tjerash Javier Tebas. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...