Messi nuk ka kufij

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Regjistrimi i popullsisë në Lipjan, deri tani janë regjistruar mbi 51 mijë qytetarë

Nënkryetari Komunes së Lipjanit Diamant Bytyqi ka thënë se procesi i regjistrimit po shkon...

Leposaviq: Policia e Kosovës gjatë një bastisje gjen narkotikë, armë zjarri dhe municion

Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik gjatë një...

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, i kaloi 15 vjet duke i shfaqur cilësitë e pabesueshme që i zotëron, ama prapëseprapë ai gjen mënyra të reja për t’i habitur njerëzit. Paraqitja e tij në stadiumin Benito Villamarin kundër Real Betisit të dielën mbrëma ishte e jashtëzakonshme dhe pasi e kompletoi het-trikun me një parabolë mbi Pau Lopez nga cepi i zonës së rreptësisë, argjentinasi mori duartrokitje nga i tërë stadiumi.

Nuk tingëllon më si diçka e veçantë të thuash se Messi e shënoi një het-trik, pasi ai i ka regjistruar 51 sosh në karrierën e tij profesionale. Pjesë e asaj që e bëri het-trikun e tij të veçantë kundër Betisit, megjithatë, ishte mënyra sesi ai e shënoi secilin gol ndryshe: gjë që tregon për aftësitë e shumta që kapiteni i Barcelonës i posedon, transmeton Gazeta Express.

Goli i tij i parë i mbrëmjes erdhi nga goditja e lirë. Pak metra lartë zonës së 16-metershit, Messi e dërgoi topin mu në cepin e majtë të portës, edhe pse Lopez po qëndronte pikërisht në atë anë. Forca me të cilën u godit topi e bëri pothuajse të pamundur për portierin ta mbrojë atë.

Goli i dytë ishte më shumë gol i shënuar nga një sulmues tipik. Messi nisi të vrapojë drejt zonës menjëherë pasi Barça e fitoi topin në pjesën e fushës së Betisit dhe Luis Suarez e gjeti numrin 10 të katalonasve me një superpasim me thembër, më pas Messi e mposhti Lopezin duke e dërguar topin në rrjetë me të jashtmen e këmbës së majtë, edhe pse nën presion të madh nga Willuam Carvalhom Aissa Mandi dhe Sidnei.

Goli i tretë i Messit ishte bukuria vetë. Argjentinasi 31-vjeçar e paraboloi Lopezin nga cepi i 16-metershit të tij, me topin që preku shtyllën transversale para së të futej në rrjetë. Kamerat e kapen reagimin e Lopezit, i cili nuk mundi të besonte se çfarë i kishte ndodhur. “Çfarë bishe”, besohet të ketë thënë me vete spanjolli.

Me ato tri gola të dielën, Messi tani i ka 29 gola këtë sezon në La Liga, 11 më shumë se Luis Suarez në vendin e dytë. /Gazeta Express/  

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...