Messi në qiellin e 7-të

PUBLIKUAR

Ylli argjentinas e fitoi Topin e Artë për herë të shtatë në karrierë, i la prapa Lewandowskin e Jorginhon

Lionel Messi është ngritur në qiellin e shtatë.

Ylli argjentinas në fakt e pati një vit të paharrueshëm dhe aspak të zakontë.

34 vjeçari e kurorëzoi vitin 2021 duke e fituar edhe një herë Topin e Artë, të shtatin në karrierë.

Ai e mposhti rivalin kryesor, favoritin e vitit 2020, Robert Lewandowski.

Kurse, pozita e tretë i takoi italianit të natyraliuar, Jorginho.

Lionel Messi has ëon the men’s Ballon d’Or for a record seventh time.

Në gala mbrëmjen e mbajtur në Paris, Messi ishte i shkurtër, por konkret me deklarata:

“Unë jam vërtet krenar që e fitova edhe një herë trofeun e France Football, Topin e Artë. Është e jashtëzakonshme ta fitosh këtë çmim shtatë herë. Do të doja t falënderoj familjen, miqtë dhe të gjithë njerëzit që më kanë ndjekur dhe mbështetur. Pa ra, nuk do të mund t’ia dilja”.

Messi e fitoi këtë vit Copa American me Argjentinën dhe ky trofe ishte vendimtar edhe tek Topi i Artë.

Ai u zgjodh lojtari më i mirë i turneut pasi i realizoi 4 gola dhe i bëri 5 asistime.

Kështu, Messi ia solli Argjentinës një trofe të rëndësishëm pas pritje me dekada të tëra.

Tre muaj më herët, ai shënoi dy herë në finale të Copa del Rey përt’ia siguruar Barçës triumfin 4:0 ndaj Athletic Bilbaos.

Ndërkohë, e mbylli sezonin në La Liga si golashënuesi më i mirë me 30 gola.

Gjatë verës, ai iu bashkua Paris Saint-Germainit si lojtar i lirë, duke u larguar përfundimisht nga Barcelona.

Messi e kishte fituar Topin e Artë për herë të fundit në vitin 2019.

Paraprakisht, e kishte marrë atë edhe në vitet 2009, 2010, 2011, 2012 e 2015.

Lewandowski përfundoi i dyti pasi i realizoi 38 gola në 30 ndeshje me Bayernin në ligë.

33 vjeçari e fitoi titullin e kampionit të Gjermanisë.

Kurse, Jorginho ishte i treti.

Mesfushori kualitativ e fitoi Ligën e Kampionëve me Chelsean dhe Kampionatin Evropian me Italinë.

Chelsea u zgjodh klubi më i mirë i vitit 2021 pasi e fitoi Ligën e Kampionëve dhe po lufton për titull në Premierligë.

Kurse, portieri Paris Saint-Germainit, deri dje i Milanit, Gianluigi Donnarumma, u zgjodh portieri më i mirë i vitit.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...