Messi në Madrid

PUBLIKUAR

Lionel Messi gjendet në qytetin e Madridit.

Lajmi është bërë i ditur nga El Chiringuito de Jugones që ka publikuar edhe disa pamje të argjentinasit, transmeton Gazeta Express.

Sipas El Chiringuito, Leo ishte në Madrid në një klinikë për problemet me dëmtime që po kalon, dhe atë e shoqëruan Paredes i PSG, dhe De Paul i Atletico Madrid.

Messi është duke pasur shqetësime kohëve të fundit dhe synon t’i eliminojë ato pas vizitës në klinikën e Madridit,

Problemi për Parisin qëndron te fakti se Argjentina nuk i ka dhënë pushim 34-vjeçarit, e ka ftuar tani për tani për sfidat e nëntorit.

Aventura në Paris nuk ka nisur siç duhet për gjashtë herë fituesin e “Topit të Artë”.

Leo, që dikur ishte i pakapshëm në statistika individuale, numëron vetëm tre gola me fanellën e PSG-së në tetë paraqitje. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...