99 gola në gara evropiane, 96 në Ligën e Kampionëve dhe tre në Superkupën e Evropës, këto janë shifrat e Lionel Messit me Barcelonën, që të mërkurën do të kërkojë golin e 100-të në Evropë.
Ndeshja mes Barcelonës dhe Sporting Lisbonës në Ligën e Kampionëve do të jetë e veçantë për Lionel Messin, shkruan Gazeta Express.
Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” deri më tani ka shënuar 99 gola në garat evropiane, 96 në Ligën e Kampionëve dhe tre të tjera në Superkupën e Evropës.
Shifrën prej 99 golave në garat evropiane e arriti me finalizimet kundër Juventusit në ndeshjen e parë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve.
Goli i ardhshëm në Champions League do të jetë i 100’ti në Evropë për Messin dhe argjentinasi është i bindur që do ta arrijë këtë në sfidën ndaj Sporting Lisbonës.
I pari që e ka arritur këtë shifër është Cristiano Ronaldo që tani ka deri më tani ka shënuar 109 gola në Evropë (107 gola në Ligën e Kampionëve dhe dy të tjera në Superkupën Evropës). /Gazeta Express/


