Messi në Barcelonë për të paktën edhe 5 vjet, konfirmon presidenti Bartomeu

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka këmbëngulur se Lionel Messi do të mbetet pjesë e klubit katalonas për të paktën edhe pesë vjet të tjera.

Superylli argjentinas ka kontratë me Barçën deri në vitin 2021, por e ka një klauzolë në marrëveshje me klubin e cila ia mundëson atij të largohet nga Camp Nou në verë si lojtar i lirë, transmeton Gazeta Express.

Dhe edhe pse klubi është duke u përgatitur për jetën pas Messit duke i bërë disa blerja të profilit të lartë në dy vjetët e fundit, Bartomeu beson se klubi i tij nuk do ta humbasë Messin njëherë për njëherë.

“Natyrisht se do të ishte dëshira e të gjitha palëve nëse ai (Leo Messi) ndihet i fuqishëm dhe ambicioz, për ta vazhduar kontratën në pafundësi”, tha Josep Maria Bartomeu.

“Në fund është ai i cili duhet të vendosë. Ai e meriton të drejtën për të vendosur kur t’i japë fund lojës së futbollit. Ama siç ka thënë edhe vetë ai ditë më parë, ai dëshiron ta mbarojë karrierën si futbollist në Barcelonë”, shtoi ai.

“Leo Messi do të vazhdojë të jetë lideri jonë në dy apo tri sezonet e ardhshme. Nuk ka dyshim se ai është ende i ri dhe i fortë. Ende ka ambicie. Messi do të luajë për ne në dy, tri, katër apo pesë sezonet e ardhshme. Nuk dyshoj në këtë”, theksoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i...