Messi mungon në ndeshjen e nesërme të PSG-së

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germain do të jetë pa Leo Messin në ndeshjen ndaj Metzit, të mërkurën nga ora 21:00.

Argjentinasi iu nënshtrua disa ekzaminimeve mjekësore, të cilat konfirmuan një lëndim në gjurin e tij të majtë, transmeton Gazeta Express.

Gjashtë here fituesi i Topit të Artë do t’u nënshtrohet ekzaminimeve të reja mjekësore brenda 48 orëve, dhe, ndërkohë, ai nuk do të jetë në dispozicion të Pochettinos në ndeshjen e mesjavës.

Në tri ndeshjet që luajti, Messi nuk arriti të shënonte apo asistonte, duke mos pasur një nisje të mbarë të aventurës së tij të re.

Në anën tjetër, një lajm i mire vjen nga lojtarët e tjerë të dëmtuar të klubit nga “Parc des Princes”. Marco Verrati është rikthyer në stërvitje sot, teksa Sergio Ramos po vazhdon me stërvitjet individuale.

SHIKO MË SHUMË

Gordon synon ta zë me gola Mbappen, shënon katër herë veç n’pjesën e parë

Skuadra e Newcastle Unitedit ka shënuar golin e pestë ndaj Qarabagut në ndeshjen e...

Mbyllet pjesa e parë, tri gola në Suharekë

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Ballkanit dhe Malishevës e vlefshme për...

Shkëndija e pamëshirshme ndaj Tikveshit

Futbollistët e KF Shkëndija morën një fitore të thellë 1-4 në transfertë ndaj Tikveshit...