“Messi mund ta ndryshojë ndeshjen brenda një sekonde, është më i miri në histori”

PUBLIKUAR

Lionel Messi mund ta ndryshojë ndeshjen brenda një sekonde prandaj edhe është më i miri i të gjitha kohërave, sipas bashkëlojtarit të tij, Ivan Rakitic.

Messi, 30-vjeçar, është mbase lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, pasi ka fituar pesë Topa të Artë dhe trofe të shumë me klubin, përfshirë tetë tituj në La Liga dhe katër në Ligë të Kampionëve, transmeton Express.

Rakitic e ka lartësuar bashkëlojtarin e vet të Barça, duke thënë se argjentinasi mund ta ndryshojë ndeshjen brenda momentit.

“Ai është pikë referimi. Loja jonë varet shumë në të. Ai nuk ka nevojë të flasë për të kuptuar, mjafton një gjest”, ka thënë Rakitic për Antena 3.

“Ai është më i miri në histori, që është në gjendje ta ndryshojë ndeshjen brenda sekondës. Ai është i turpshëm sepse e di se të gjithë e shikojnë”, shtoi kroati. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...