Messi mund ta ndjekë planin e Cristianos

PUBLIKUAR

Messi mund të mungojë të shtunën në “Camp Nou” kundër Leganes.

Lionel Messi ka qenë në një formë fantastike këtë sezon. Por, disa shqetësime të paraqitura kur iu bashkua Kombëtares së Argjentinës, kanë ndryshuar paska Leon, që pavarësisht se e ndihmoi Barçën kundër Sevillas në ato pak minuta që luajti, në Champions ndaj Romës nuk ishte Messi që jemi mësuar ta shohim.

30 vjeçari humbi shpesh topin në fitoren 4-1 të Barcelonës kundër Romës dhe tregoi se nuk është në gjendje të mirë fizike.

Andaj sipas “Mundo Deportivos”, Ernesto Valverde po mendon të përdorë planin e Cristiano Ronaldos që aplikon me Real Madridit.

Valverde po mendon ta lë në shtëpi Messin për ndeshjen e së shtunës kundër Leganes, për të qenë sa më i freskët për sfidën e kthimit me Romën dhe për ta ndihmuar argjentinasin që t’i rikuperojë energjitë e humbura që kur i është paraqitur shqetësimi muskulor. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...