Messi mesazh Ronaldos, e do “Topin e Artë”

PUBLIKUAR

Messi e dëshiron “Topin e Artë”, për ta kaluar Ronaldon – këtë argjentinasi ia ka thënë rrethit të ngushtë. Që të dy kanë fituar nga 5.

Lionel Messi ka shkëlqyer mbrëmë në fitoren 6-1 të Barcelonë ndaj Gironas, duke realizuar dy gola, njërin prej gjuajtjes së lirë në mënyrë maestrale.

Arsyeja se pse Argjentinasi po tenton të japë më të mirën çdo ndeshje dhe po e djersitë më shumë fanellën, është “Topi i Artë”.

Sipas “Don Balon”, Messi do të bëjë gjithçka që është e mundur për të fituar sërish tripletën me Barcelonën, diçka që do t’ia siguronte pothuajse edhe atij “Topin e Artë”.

Kjo e përditshme raporton se Messi i ka thënë rrethit të ngushtë se dëshiron të dalë para Ronaldos edhe në këtë aspekt, që të dy kanë fituar nga 5 “Topa të Artë”.

Duke parë formën që po kalon, dhe spektaklit që po dhuron në fushë si dhe ecurinë fantastike të Barcelonës që tashmë mund të thuhet se La Liga dhe Kupa e Mbretit do të shkojnë në Camp Nou, atëherë është e mundshme që edhe Messi ta fitojë “Topin e Artë”, që do të shkonte në gjashtë, një më shumë se portugezi. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...