“Messi meriton të fitojë Topin e Artë”

PUBLIKUAR

Angel di Maria, mesfushori i Paris Saint Germain, thotë se edhe për këtë vit, Topin e Artë do t’ia jepte shokut të skuadrës tani te PSG dhe te Argjentina që shumë vite, Lionel Messit.

Messi e fitoi Kupën e Mbretit me Barcelonën sezonin që lamë pas, që ishte sezoni i tij i fundit në “Camp Nou”.

Qershia mbi torte ishte triumfi në Kupën e Amerikës me Argjentinën, trofe që Messi e kërkonte që një dekadë.

Nëse Messi e meriton të fitojë Topin e Artë?

Po, mendoj se po. Ai ka pasur një vit shumë të rëndësishëm në karrierën e tij. Fitimi i Kupës së Amerikës me vendin e tij janë vërtet gjëra që më në fund kanë arritur në Kombëtare. Për këtë arsye e meriton”, u shpreh Di Maria.

Messi kandidatin më të fortë për këtë trofe e ka sulmuesin e Bayern Munich, Robert Lewandowski, derisa në garë janë edhe Jorginho i Chelsea, Kylian Mbappe, Karim Benzema. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...