“Messi, më i miri në botë – nuk mund ta ndalësh”

PUBLIKUAR

Koke thotë se Messi është i pakrahasueshëm dhe shpreson të mos jetë në ditën e tij më të mirë kur të takohen Argjentina me Spanjën.

Të martën luhet miqësorja e luksit mes Spanjës dhe Argjentinës në “Wanda Metropolitano” të Atletico Madridit.

Para kësaj ndeshje ka folur mesfushori spanjoll, Koke, që do të luajë në shtëpinë e tij, por me fanellën e Spanjës.

Ai është fokusuar më shumë te Lionel Messi, për të cilin shpreson të mos e ketë ditën, sepse askush nuk mund ta ndalë.

“Për mua, ai është më i miri në botë. Kur jeni në fushë kundër tij, ju mendoni ‘shpresoj të mos e ketë ditën, sepse nëse po, atëherë ekipi i tij gjithmonë fiton”, u shpreh Koke.

“Formula për ta ndalë? Është e vështirë, duhet të mbulosh shumë hapësira dhe të vraposh shumë dhe të lutesh të mos e ketë ditën e tij. Nganjëherë e dini për lëvizjen që do ta bëjë, e shikoni, bëheni gati për atë, por prapë se prapë nuk mund ta ndalni”, shtoi mes tjerash Koke. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...