Messi me fjalë të mëdha për Mbappen, s’e di të ardhmen e tij

PUBLIKUAR

Ylli argjentinas ndihet i lumtur që sulmuesi francez mbeti në Paris, s’e di të ardhmen e Mbappes

Lionel Messi ndihet mirë që Kylian Mbappe po luan edhe këtë sezon në Paris Saint-Germain.

Ylli argjentinas ka dhënë fjalë të mëdha për sulmuesin francez, të cilin e ka partner në sulm.

Megjithatë, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë” nuk e di nëse kampioni i botës me Francën do të mbetet apo jo në Paris edhe vitin tjetër, përcjell “Gazeta Express”.

“Vetëm Kylian e ka në kokën e tij se çka dëshiron të bëjë. Jam i lumtur që ai ka qëndruar këtu këtë vit. Ai është mjaft i rëndësishëm për ne. Mbappe do të vendosë për të ardhmen në fund të sezonit”, deklaroi Messi.

Mbappe pritet t’i bashkohet Real Madridit në verën e vitit tjetër. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...