Messi mbetet i zhgënjyer pasi lihet jashtë Lojërave Olimpike

PUBLIKUAR

Tekniku i Argjentinës, Gerardo Martino, ka lënë Messi-n jashtë Lojërave Olimpike që do të zhvillohen në Rio këtë verë. Martino bëri këtë zgjedhje sepse ai nuk dëshiron që Messi të rrezikojë, pasi Argjentina do të marrë pjesë edhe në Kupën e Amerikës së Jugut, ku Messi sigurisht do të jetë kapiteni i ekipit.

“Do të doja që të merrja pjesë në Lojërat Olimpike ashtu si në 2008 sepse ishte me të vërtetë një eksperiencë tpeër e bukur, nga e cila mësova shumë. Të qëndrosh në fashtin Olimpik është diçka e jashtëzakonshme. Aty takohesh me atletë elitar të sporteve të ndryshme dhe mes tyre s’je asgjë më shumë sesa thjesht “një atlet tjetër. Kupa e Botës është madhështore, por Lojërat Olimpike janë me të vërtetë të veçanta.” deklaroi ylli i futbollit botëror.

Argjentina synon që të jetë triumfuese në këtë edicion të Kupës së Amerikës pas disfatës që pësoi herën e kaluar nga Kili në finale. E ashtuquajtura Copa America Centenario do të zhvillohet këtë vit në SHBA. /  shqiperiaime.al

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...